# Elvana Gjata dhe Elsoni në Londër, FOTOJA që konfirmon lidhjen!

- Link: https://99lajme.com/elvana-gjata-dhe-elsoni-ne-londer-fotoja-qe-konfirmon-lidhjen/
- Published: 2026-10-24T12:40:07+02:00
- Author: red

Elvana Gjata dhe Elson Bajrakurtaj duket se po e shijojnë gjithnjë e më hapur shoqërinë
e njëri-tjetrit! Këtë herë, ka qenë vetë Elsoni ai që ka tërhequr vëmendjen, duke
publikuar në Instastory një fotografi krah këngëtares së njohur, nga O2 Arena në
Londër.

Në foto, dyshja shfaqet e buzëqeshur dhe shumë pranë njëri-tjetrit, teksa kanë marrë
pjesë në një aktivitet me profesorin e njohur të fizikës, Brian Cox. Një moment 
që nuk ka kaluar pa u vënë re, veçanërisht për shkak të interesit të madh që ka 
ngjallur kohët e fundit raporti mes tyre.

Edhe pse Elvana dhe Elsoni nuk kanë konfirmuar publikisht nëse janë në një lidhje
dashurie, kjo fotografi ka rikthyer vëmendjen te dyshimet për marrëdhënien e tyre.
Së fundmi, ata janë përfolur edhe për një shtatzëni të mundshme, por deri më tani
nuk ka asnjë konfirmim nga vetë dyshja.

A është kjo një tjetër shenjë se raporti mes tyre po bëhet gjithnjë e më i hapur,
apo thjesht një moment i veçantë i ndarë me ndjekësit? Për momentin, mbetet të shihet
nëse Elvana apo Elsoni do të reagojnë përballë gjithë kureshtjes që kanë ngjallur.
