# Ekskluzive | Luana Vjollca rikthehet në Top Channel, zbuloni datën se kur do të nis “Shiko Kush Luan”

- Link: https://99lajme.com/ekskluzive-luana-vjollca-rikthehet-ne-top-channel-zbuloni-daten-se-kur-do-te-nis-shiko-kush-luan/
- Published: 2026-11-10T14:35:59+01:00
- Author: red

Luana Vjollca rikthehet në Top Channel duke filluar nga 3 janari 2027 me emisionin“
Shiko Kush Luan”. Ky format argëtues do të transmetohet të dielave në prime time
deri në muajin mars, duke zëvendësuar përkohësisht spektaklin e humorit “Portokalli”.

Programacioni i festave në këtë televizion përfshin natën speciale të “Portokallisë”
më 31 dhjetor, një transmetim me Luiz Ejllin më 1 janar dhe nisjen e “Big Brother
VIP” nën drejtimin e Ledion Liços më 2 janar.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

[Luana Vjollca](https://99lajme.com/tag/luana-vjollca/) rikthehet zyrtarisht aty
ku nisi gjithçka. _Mësohet ekskluzivisht për **99lajme**_ se moderatorja e njohur
do të zbresë sërish në ekranin e [Top Channel](https://99lajme.com/tag/top-channel/)
duke filluar nga **3 janari 2027 **me një program special dedikuar Vitit të Ri siç
e do tradita.

Rikthimi i saj shënon edhe një lëvizje të rëndësishme në programacionin e televizionit:
programi i Luanës do të zërë hapësirën televizive të premierave të të dielave, duke
bërë që të ikë nga ekrani spektakli i humorit **“Portokalli”** gjatë muajve të parë
të vitit.

Kjo fashë orari në _prime time_ do të jetë nën drejtimin e saj deri në muajin mars,
kohë kur “Portokalli” pritet të rikthehet sërish me sezonin e tij të ri.

Me këtë rikthim në ekran, Luana risjell për publikun formatin e saj më të suksesshëm,**“
Shiko Kush Luan”**, i cili për vite me radhë ka qenë pikë referimi për argëtimin,
lojërat dhe personazhet më të njohur të showbizz-it shqiptar. 3 janari shënon kështu
nisjen e një sezoni intensiv festash dhe argëtimi nën vulën e moderatores.

Më 31 Dhjetor do jetë nata speciale e [Portokallisë](https://99lajme.com/tag/portokalli/)
së fundvitit, 1 Janar i takon “[LIVE me Luiz Ejllin](https://99lajme.com/tag/live-me-luizin/)“,
në datën 2 Janar do jetë takimi me “[Big Brother Vip](https://99lajme.com/tag/big-brother-vip/)”
në drejtimin e [Ledion Liços](https://99lajme.com/tag/ledion-lico/) e data 3 i mbetet
Luana Vjollcës nëse gjithçka do jetë gati për një nisje të mbarë të sezonit të ri._**/
Ekskluzive nga 99LAJME.COM**_
