# Edhe Rike Roçi pre e fotove me AI, modelja nxjerr origjinalen

- Link: https://99lajme.com/edhe-rike-roci-pre-e-fotove-me-ai-modelja-nxjerr-origjinalen/
- Published: 2026-10-26T14:57:32+01:00
- Author: red

Rike Roçi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pasi imazhi i saj është keqpërdorur
përmes inteligjencës artificiale (AI).

Përmes një InstaStory, ajo ka shprehur indinjatën ndaj personave që krijojnë fotografi
të rreme dhe i shpërndajnë ato sikur të ishin të vërteta.

Në reagimin e saj, Rike ka kritikuar ata që merren me shpifje, por edhe personat
që u besojnë këtyre imazheve pa e verifikuar vërtetësinë e tyre.

“Ne si vend kemi halle pa fund, por disa njerëz gjejnë kohë të merren me shpifje,
të krijojnë foto me IA dhe t’i shpërndajnë sikur të ishin të vërteta. Kjo është 
vërtet e trishtueshme dhe e ulët! Akoma më e trishtueshme është që disa prej jush
u besojnë pa u menduar dy herë”, ka shkruar ajo.

Për të sqaruar situatën, Rike ka publikuar edhe fotografinë origjinale, duke iu 
drejtuar me ironi atyre që kishin besuar imazhet e manipuluara.

“Po ju publikoj edhe foton origjinale, që t’ju bjerë shpirti rehat!”, ka shkruar
ajo.

Në fotografinë origjinale, Rike shfaqet e shtrirë mbi një shtrat, e veshur me bikini
të gjelbra, pranë një vajze tjetër.

Në imazh shfaqet edhe mbishkrimi “Something beautiful is coming”, së bashku me etiketimet
përkatëse.

Rasti rikthen në vëmendje shqetësimin për keqpërdorimin e inteligjencës artificiale
dhe përhapjen e imazheve të manipuluara në rrjetet sociale, të cilat mund të krijojnë
përshtypje të rreme për personazhet publike.
