# E bija i del në krah Eli Farës, dedikimi emocionues pas ditëve të vështira

- Link: https://99lajme.com/e-bija-i-del-ne-krah-eli-fares-dedikimi-emocionues-pas-diteve-te-veshtira/
- Published: 2026-10-12T15:45:19+02:00
- Author: K

Marina Fara ka ndarë një mesazh mbështetjeje për nënën e saj, këngëtaren e njohur
Eli Fara, pas ditëve të vështira që kjo e fundit po kalon.

Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, Marina i ka dedikuar disa fjalë
të veçanta të ëmës, duke i shprehur dashurinë dhe mbështetjen e saj të pakushtëzuar.
“
_Mbaje kokën lart, mbretëreshë, dhe kurorën drejt. Mbretëresha ime e bukur”_, shkruan
Marina në postimin e saj.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

![](https://99lajme.com/wp-content/uploads/2026/10/image.png)

Dedikimi vjen pas bujës së madhe në media, pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjetet
sociale të videove intime të regjistruara në studion e kompozitorit Adi Hila, ku
u përfshi edhe emri i Eli Farës.Në reagimin e saj të parë publik, këngëtarja u shpreh
se nuk ndiente turp për publikimin e pamjeve, duke theksuar se përgjegjësia dhe 
turpi u takojnë atyre që i kanë publikuar dhe shpërndarë ato.

Mesazhi i Marinës duket se është një tjetër dëshmi e mbështetjes që ajo i jep nënës
së saj në këtë periudhë të vështirë, duke i kujtuar se nuk është vetëm përballë 
vëmendjes së madhe mediatike.
