# ‘Dridhe moj bajame’, Kristi Lamaj trondit Big Brother VIP 5 që në hyrje: Do të dal me fitore!

- Link: https://99lajme.com/dridhe-moj-bajame-kristi-lamaj-trondit-big-brother-vip-5-qe-ne-hyrje-do-te-dal-me-fitore/
- Published: 2025-12-20T21:56:51+01:00
- Author: red

Kristi Lamaj është banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Këngëtari i
muzikës popullore bëri një hyrje të veçantë dhe plot energji, duke kënduar në studio
këngën e tij hit “Dridhe moj bajame”, përpara se të kalonte pragun e shtëpisë më
të famshme në Shqipëri.

I bindur në rrugëtimin e tij brenda lojës, Kristi u shpreh me vetëbesim:
“E di kur
do të hyj dhe e di kur do të dal. Do të dal me fitore”, deklaratë që u prit me reagime
të forta në studio.

Lamaj është rritur në Vlorë dhe ka qenë i lidhur me muzikën që në moshë të vogël.
Ai ka ndjekur arsimin muzikor në shkollën “Naim Frashëri” në Vlorë, ku është specializuar
në këndim klasik.

Përveç pasionit për artin, Kristi ka zgjedhur të ndjekë edhe studimet në juridik,
me synimin për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme profesionale, paralelisht
me zhvillimin e rrugëtimit të tij artistik.
