# “Drama për show”, deklarata e Gimbos goditje për Mateon

- Link: https://99lajme.com/drama-per-show-deklarata-e-gimbos-goditje-per-mateon/
- Published: 2026-07-17T14:26:33+02:00
- Author: K

[ Një deklaratë e Gimbos gjatë një interviste televizive ka ndezur diskutimet në
rrjetet sociale, pasi shumë ndjekës besojnë se ajo mund të ketë qenë një mesazh 
i tërthortë për ish-mikun e tij, Mateon.

Teksa fliste për mënyrën se si disa personazhe publike e ekspozojnë jetën private,
Gimbo u shpreh: “Ne nuk bëjmë drama për show apo ndarje për vëmendje.”

Edhe pse nuk përmendi asnjë emër, deklarata u interpretua menjëherë nga ndjekësit,
të cilët nisën të aludojnë se fjalët e tij mund t’i referoheshin zhvillimeve të 
fundit që kanë përfshirë Mateon dhe partneren e tij.
