# Drake përsëri me shqiponjën dykrenare: surprizon me varësen e artë në klipin e ri “Ya Hit”

- Link: https://99lajme.com/drake-perseri-me-shqiponjen-dykrenare-surprizon-me-varesen-e-arte-ne-klipin-e-ri-ya-hit/
- Published: 2026-11-11T15:53:08+01:00
- Author: red

Reperi me famë botërore [Drake](https://99lajme.com/tag/drake/) ka rikthyer vëmendjen
te simboli kombëtar shqiptar, këtë herë përmes një aksesor luksoz me dizajn të veçantë
në videoklipin e ri të këngës **“Ya Hit”** — një bashkëpunim me artistët e njohur
Future, Travis Scott dhe Loe Shimmy.

Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, superylli kanadez shfaqet me një zinxhir
të artë të dekoruar me një varëse me shqiponjën dykrenare të mbuluar me gurë të 
shndritshëm. Detaji i veçantë në veshjen e tij tërhoqi menjëherë vëmendjen e pubikut
dhe medieve shqiptare.

Kjo nuk është hera e parë që Drake përdor ikonografinë kuqezi në paraqitjet e tij
publike dhe projektet muzikore. Më parë, ai ka befasuar ndjekësit duke u shfaqur
me xhaketa dhe bluza me me shqiponjën dykrenare _(përfshirë projektin e tij “Polar
Opposites”)_.

Pavarësisht paraqitjeve të përsëritura me simbole shqiptare, reperi nuk ka sqaruar
ende nëse këto detaje lidhen me ndonjë domethënie të veçantë personale apo janë 
thjesht një preferencë estetike. Sidoqoftë, gjesti ka ngjallur sërish reagime entuziaste
mes fansave të tij në Shqipëri dhe Kosovë.
