# Demet Özdemir surprizon me pamjen e re, shkëlqen në dasmë

- Link: https://99lajme.com/demet-ozdemir-surprizon-me-pamjen-e-re-shkelqen-ne-dasme/
- Published: 2026-11-26T12:39:29+01:00
- Author: R

Aktorja e njohur turke Demet Özdemir është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë me ndryshimin e saj në pamje dhe paraqitjen elegante në dasmën e këngëtares Derya Uluğ dhe muzikantit Asil Gök. Në ceremoninë që mblodhi emra të njohur të showbiz-it turk, Özdemir u shfaq me një fustan ngjyrë kafe, me shpinën e zbuluar, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve. jet.bank MERR 1,000 LEKË DHURATË! 1000 LEKË 1000 LEKË jet. •••• &nbsp; •••• ✦ L L REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO Demet Özdemir surprizon me flokët e shkurtër Përtej fustanit elegant, vëmendjen e fansave e tërhoqi modeli i ri i flokëve të aktores. Me flokë të shkurtër dhe një stil modern, Demet Özdemir prezantoi një imazh ndryshe nga ai me të cilin publiku është mësuar ta shohë. Aktorja, mjaft e dashur edhe për publikun shqiptar falë roleve të saj në serialet turke, ndau disa fotografi nga mbrëmja në Instagram, duke marrë komente të shumta pozitive. Komplimenti i veçantë nga Demet Akalın Një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen ishte takimi i aktores me këngëtaren e njohur Demet Akalın, e cila publikoi një fotografi të përbashkët me mbishkrimin: “Demeti më i bukur në botë”. Özdemir iu përgjigj menjëherë me fjalët: “Të dua shumë”. Fotografitë nga dasma u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa ndryshimi në pamjen e Demet Özdemir u kthye në një nga detajet më të komentuara të mbrëmjes.
