# Cristian Shpendi “çmend” Italinë, 3 gola në 18 minuta

- Link: https://99lajme.com/cristian-shpendi-cmend-italine-3-gola-ne-18-minuta/
- Published: 2026-11-25T12:57:48+01:00
- Author: R

### Cristian Shpendi nuk ndalet, sulmuesi shqiptar shkëlqen me 3 gola në ndeshje!

[Cristian Shpendi](https://99lajme.com/tag/cristian-shpendi/) vazhdon të shkëlqejë
në futbollin italian! Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi tre gola në fitoren
spektakolare 5-1 të Cesenës ndaj Ascolit, në javën e 13-të të Serie B.

23-vjeçari nisi spektaklin personal në minutën e 69-të, pas një pasimi të saktë 
nga Caprini. Në minutën e 84-t, Shpendi realizoi golin e dytë personal, ndërsa vetëm
tre minuta më vonë kompletoi tripletën.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Me këtë paraqitje fantastike, sulmuesi shqiptar ngjitet në kuotën e 12 golave sezonalë,
duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon.

Platforma e statistikave “Sofascore” e vlerësoi Shpendin me notën maksimale 10, 
duke e shpallur protagonistin absolut të takimit.

Sulmuesi po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës së tij në aspektin personal,
ndërsa forma e jashtëzakonshme është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare,
ku Shpendi pritet të marrë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm.
