# Cindy Crawford dhe Rande Gerber shfaqen dorë për dore në plazh, tre javë pas vdekjes së djalit të tyre

- Link: https://99lajme.com/cindy-crawford-dhe-rande-gerber-shfaqen-dore-per-dore-ne-plazh-tre-jave-pas-vdekjes-se-djalit-te-tyre/
- Published: 2026-10-12T15:55:10+02:00
- Author: K

**Cindy Crawford dhe bashkëshorti i saj, Rande Gerber, janë fotografuar duke shëtitur
dorë për dore në plazhin Zuma, në Malibu, tre javë pas vdekjes tragjike të djalit
të tyre, Presley Gerber, në moshën 27-vjeçare.**

Çifti u shfaq i rezervuar gjatë shëtitjes, duke mbajtur kapele sportive dhe syze
dielli, ndërsa kalonin kohë së bashku pranë detit.Cindy dhe Rande, të cilët kanë
edhe vajzën Kaia Gerber, janë përpjekur të qëndrojnë larg vëmendjes publike pas 
humbjes së rëndë familjare, shkruan _DailyMail._Presley ndërroi jetë më 20 shtator,
pasi pësoi arrest kardiak teksa qëndronte në qendrën e rehabilitimit Resolutions
Living, në Santa Monica.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Sipas raportimeve, dyshohet se vdekja e tij lidhet me një mbidozë, megjithatë rrethanat
e plota nuk janë bërë ende të ditura.

![](https://99lajme.com/wp-content/uploads/2026/10/image-2.png)

Ndërkohë, miku i vjetër i familjes, aktori George Clooney, ka folur për tragjedinë
gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e çmimeve The Albies, në Londër, duke shprehur 
mbështetjen e tij për familjen Gerber.

Ai e përshkroi humbjen si një nga ngjarjet më shkatërruese që mund t’i ndodhin një
familjeje, duke theksuar se bëhet fjalë për një dhimbje të jashtëzakonshme. 

![](https://99lajme.com/wp-content/uploads/2026/10/image-3.png)
