# Çfarë i ka ndodhur vërtet Elton Tozajt?!

- Link: https://99lajme.com/cfare-i-ka-ndodhur-vertet-elton-tozajt/
- Published: 2026-11-13T11:38:39+01:00
- Author: red

Një kthesë e bujshme dhe krejtësisht e papritur ka marrë historia e [Elton Tozajt](https://99lajme.com/tag/elton-tozaj/),
i cili ditët e fundit ishte në qendër të vëmendjes mediatike pas raportimeve alarmante
se ishte dhunuar dhe më pas kishte humbur çdo gjurmë.

Teksa rrjeti vlonte nga shqetësimet dhe pikëpyetjet mbi fatin e tij, në mediat rozë
po qarkullon një lajm që përmbys gjithçka: emri i Tozajt lidhet drejtpërdrejt me
spektaklin “[Big Brother VIP Kosova 5](https://99lajme.com/tag/big-brother-vip-kosova/)”.

Sipas raportimeve të portalit “LajmiShqiptar.al”, që i referohet burimeve të brendshme,
gjithçka ka qenë pjesë e një skenari tjetër. Pretendohet se [Elton Tozaj](https://99lajme.com/tag/elton-tozaj/)
ka mbyllur marrëveshjen me producenten [Olsa Muhameti](https://99lajme.com/tag/olsa-muhameti/)
për t’u bërë banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Madje, të njëjtat burime hedhin poshtë zërat për pengmarrje apo zhdukje misterioze,
duke theksuar se Tozaj pritet t’i bashkohet kastit të reality show-t që nga dita
e nesërme.

Megjithatë, deri tani gjithçka mbetet në kuadrin e aludimeve, pasi ende nuk ka asnjë
reagim apo konfirmim zyrtar nga produksioni i “[Big Brother VIP Kosova](https://99lajme.com/tag/big-brother-vip/)”,
Olsa Muhameti apo vetë Elton Tozaj. Publikut i mbetet vetëm të presë nëse kjo do
të jetë vërtet surpriza e madhe e mbrëmjes së nesërme.
