# “Çfarë bën me milionat?!” Ylli turk bën deklaratën e papritur për shpenzimet…

- Link: https://99lajme.com/cfare-ben-me-milionat-ylli-turk-ben-deklaraten-e-papritur-per-shpenzimet/
- Published: 2026-10-21T12:52:00+02:00
- Author: K

## **Nuk e priste askush! Ylli i “Çështje Nderi” dhe “Ruhun Duymaz”, Şükrü Özyıldız bën deklaratën e papritur për paratë: Ku i shpenzon në të vërtetë?**

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Şükrü Özyıldız — i fiksuar
në mendjen e telespektatorëve nga rolet e tij kryesore në seriale si _“Şeref Meselesi”_(
Çështje Nderi) apo _“Ruhun Duymaz”_ — ka tërhequr vëmendjen me një rrëfim mjaft 
interesant rreth stilit të tij të jetesës dhe mënyrës se si i menaxhon financat.

Së fundmi, në një prononcim për median turke _Snob Magazin_, aktori simpatik ka 
zbuluar se është mjaft i distancuar nga blerjet e shtrenjta apo me çmime marramendëse
të modës luksoze.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Teksa shumë personazhe të njohur të ekranit shpenzojnë pasuri të tëra për veshje
brendesh apo trende të fundit, Özyıldız tregoi se investimin më të madh në jetë 
nuk e bën te gardëroba, por te **vetvetja dhe shëndeti i tij**.

> “Nuk shpenzoj shuma të mëdha parash për modë apo veshje luksoze. Pjesën më të 
> madhe të buxhetit tim preferoj t’ia kushtoj kujdesit ndaj vetes, mirëqenies fizike
> dhe shëndetit tim,” — u shpreh aktori.

Ky qëndrim i tij ka marrë mjaft reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë 
vlerësuar aktorit për thjeshtësinë dhe mënyrën e pjekur të të menduarit pavarësisht
famës dhe suksesit të madh në ekran.
