# Butrint Imeri nuk i ndahet aktores turke: Ja veprimi i fundit që “tradhtoi” çiftin!

- Link: https://99lajme.com/butrint-imeri-nuk-i-ndahet-aktores-turke-ja-veprimi-i-fundit-qe-tradhtoi-ciftin/
- Published: 2026-11-23T09:11:01+01:00
- Author: red

Një koment i thjeshtë me një emoji nga Butrint Imeri dhe reagimi me buzëqeshje i aktores së njohur turke, Su Burcu Yazgı Coşkun, kanë mjaftuar për të ndezur sërish thashethemet për një lidhje të mundshme mes dyshes. Gjithçka nisi në postimin e fundit të aktores në Instagram, ku mes komenteve të shumta spikati ai i këngëtarit shqiptar, të cilit ajo zgjodhi t’i përgjigjej menjëherë me një emoji të buzëqeshur. Ky detaj nuk u shpëtoi ndjekësve të vëmendshëm, të cilët prej kohësh po ndjekin me kureshtje raportin e tyre. Aludimet për një afrimitet mes Butrintit dhe Su Burcut nuk janë të reja. Më herët, një video e publikuar nga aktorja, ku dukej dora e një mashkulli, bëri xhiron e rrjetit pasi fansat dyshuan se tatuazhet i përkisnin pikërisht këngëtarit nga Kosova, ndonëse kjo nuk u konfirmua asnjëherë. Më pas, dyshimet u shtuan kur dyshja fshinë njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, për t&#8217;u rikthyer sërish më vonë. Edhe pse në një intervistë të publikuar së fundmi aktorja u shpreh se është beqare, fansat kanë vënë re se xhirimet e asaj interviste datojnë pikërisht në periudhën kur ata nuk ndiqeshin në rrjetet sociale. Tashmë që komunikimi publik mes tyre është rikthyer, pyetjet e ndjekësve janë shtuar ndjeshëm, por si Butrinti ashtu edhe Su Burcu vazhdojnë të ruajnë heshtjen, duke mos konfirmuar ende asgjë zyrtarisht.
