# Brikena paralajmëron bashkëpunimin me një ikonë të muzikës shqiptare

- Link: https://99lajme.com/brikena-paralajmeron-bashkepunimin-me-nje-ikone-te-muzikes-shqiptare/
- Published: 2026-11-23T15:13:24+01:00
- Author: K

Brikena Selmani ka zgjuar kureshtjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim
të fundit, përmes të cilit ka lënë të kuptohet se po përgatit një surprizë të veçantë.

Në një fotografi të publikuar në Instagram Story, ajo shfaqet në një ambient që 
duket të jetë studio incizimi, me mikrofon dhe pajisje muzikore në sfond, ndërsa
pozon duke bërë shenjën e fitores me gishta.

Ajo e ka shoqëruar fotografinë me mbishkrimin:

> **“ft?? E gjeni dot me cilën ikonë shqiptare?”**

Ky postim ka nxitur menjëherë aludimet se Brikena mund të jetë duke përgatitur një
projekt të ri muzikor, këtë herë në bashkëpunim me një emër të njohur të skenës 
shqiptare.

Mes emrave të mundshëm është edhe Gjyste Vulaj, e cila e kishte përkrahur publikisht
Brikenën gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother.

Kjo afërsi ka nxitur dyshimet se këngëtaret mund të jenë bashkuar për një duet.

Kujtojmë se Brikena kishte paralajmëruar më herët edhe një këngë solo, e cila, megjithatë,
nuk u publikua asnjëherë, pavarësisht paralajmërimeve.

Mbetet për t’u parë nëse projekti i radhës do ta sjellë vërtet në bashkëpunim me
Gjyste Vulajn apo nëse bëhet fjalë për një tjetër emër të njohur të muzikës shqiptare.

Deri atëherë, Brikena ka zgjedhur ta mbajë sekret identitetin e artistes, duke shtuar
edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve.
