# Bledi Mane sulmon ashpër personazhet e showbizit: Përfituan për 13 vite dhe tani i kthyen shpinën perandorit

- Link: https://99lajme.com/bledi-mane-sulmon-ashper-personazhet-e-showbizit-perfituan-per-13-vite-dhe-tani-i-kthyen-shpinen-perandorit/
- Published: 2026-10-19T13:11:26+02:00
- Author: K

Në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta të njëpasnjëshme, gazetari Bledi
Mane ka reaguar ashpër ndaj disa figurave të njohura të ekranit dhe muzikës, të 
cilat, sipas tij, kanë përfituar ndër vite nga afërsia me pushtetin.

Mane, i cili njihet për qëndrimet e tij shpesh në mbështetje të Partisë Socialiste
dhe kryeministrit Edi Rama, ka kritikuar personazhet e njohura që sot po shprehin
distancim nga qeveria, ndonëse, sipas pretendimeve të tij, kanë qenë për një kohë
të gjatë përfitues të mbështetjes së saj.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

“13 vjet u paguan nga qeveria për koncerte e për tallava”, shkruan gazetari, duke
pretenduar se disa prej artistëve kanë marrë pjesë në fushata elektorale, kanë përfituar
prona dhe favore nga zyrtarë të ndryshëm, si dhe kanë siguruar statusin e investitorit
strategjik.

Në reagimin e tij, Mane ngre gjithashtu pretendime për përfitime nga tenderët publikë,
punësime të familjarëve në administratë dhe shmangie të detyrimeve ndaj shtetit.
Megjithatë, ai nuk identifikon persona konkretë dhe nuk paraqet prova që mbështesin
këto akuza.

“Ndërkohë erdhi dita dhe e shitën padronin, e shitën partinë dhe sponsorin e tyre”,
shprehet Mane, duke i cilësuar si mosmirënjohës ata që, sipas tij, po largohen nga
njerëzit dhe strukturat që i kanë favorizuar ndër vite.

Ky reagim vjen në një periudhë të tensionuar politike, ku protestat kundër qeverisë
së Edi Ramës vijojnë në Shqipëri. Lëvizjet protestuese, të nxitura nga të rinjtë
dhe studentët, lidhen me shqetësime për korrupsionin, situatën në arsim dhe kërkesat
për dorëheqjen e kryeministrit. Ndërkohë, në tubime dhe reagime publike janë përfshirë
edhe personazhe të njohura të showbizit shqiptar.

Edhe pse nuk përmend emra konkretë, mesazhi i gazetarit duket se u drejtohet figurave
publike që sot po mbajnë qëndrime kundër qeverisë. Sipas tij, disa prej tyre kanë
përfituar për vite me radhë nga lidhjet me pushtetin dhe po ndryshojnë pozicion 
vetëm tani që situata politike është tensionuar.

![](https://99lajme.com/wp-content/uploads/2026/10/image-6-492x1024.png)
