# Big Brother VIP Albania 6 nis më 19 dhjetor, del lista ekskluzive e 19 banorëve të përfolur!

- Link: https://99lajme.com/big-brother-vip-albania-6-nis-me-19-dhjetor-del-lista-ekskluzive-e-19-banoreve-te-perfolur/
- Published: 2026-11-24T23:18:35+01:00
- Author: R

Edicioni i gjashtë i [Big Brother VIP Albania](https://99lajme.com/tag/big-brother-vip/)
pritet të nisë të shtunën, më 19 dhjetor 2026, në [Top Channel](https://99lajme.com/tag/top-channel/),
nën moderimin e [Ledion Liços](https://99lajme.com/tag/ledion-lico/).

Teksa afrohet premiera e reality show-t, lista e personazheve që përfliten si banorë
të mundshëm vazhdon të zgjerohet. Këngëtarë, moderatorë, gazetarë, ish-konkurrentë
të “Për’puthen” dhe personazhe të njohur të rrjeteve sociale janë mes emrave që 
po diskutohen.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Kush janë banorët e përfolur të [Big Brother VIP Albania 6](https://99lajme.com/tag/big-brother/)?

Mes emrave më të njohur që përfliten për edicionin e ri janë Eugent Bushpepa, Viola
Spiro, Robert Berisha, Fero dhe Mira Konçi.

Gresa Sekiraqa, gjatë një interviste për Top Albania Radio, është shprehur se do
të dëshironte të niste aventurën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në listën e emrave të përfolur burime për 99LAJME.COM shtojnë gjithashtu çiftin 
Benardi dhe Blerta, si dhe Xhastin Peshku, të njohur nga Andale.

Lista e plotë e banorëve të përfolur për Big Brother VIP 6

 * Jorgesa Beqiri
 * Gresa Sekiraqa
 * Viola Spiro
 * Dylan Reka
 * Eugent Bushpepa
 * Meriton Ademi
 * Dafine Aliu
 * Fero
 * Mira Konçi
 * Meriton Rama
 * Robert Berisha
 * Syrjan Rahova
 * Negisa Dido
 * Ina Pashollari
 * Albi & Xhesiana – çift
 * Benardi & Blerta – çift
 * Xhastin Peshku

Lista përmban gjithsej 19 personazhe, përfshirë dy çifte që përfliten për një pjesëmarrje
të mundshme në reality show.

Megjithatë, emrat mbeten ende të pakonfirmuar zyrtarisht nga produksioni i Big Brother
VIP Albania.

### Kush do të jenë opinionistët e Big Brother VIP Albania 6?

Arbër Hajdari raportohet se është konfirmuar si opinionist i edicionit të gjashtë,
ndërsa Monika Kryemadhi pritet të rikthehet sërish në karrigen e opinionistes.

Pjesëmarrja e kësaj të fundit ende nuk është zyrtarizuar, por emri i saj vijon të
përflitet për sezonin e ri.

## Kur fillon Big Brother VIP Albania 6?

Big Brother VIP Albania 6 pritet të startojë më 19 dhjetor 2026, në ekranin e Top
Channel, me Ledion Liçon në drejtimin e spektaklit.

Mbetet për t’u parë se cilët prej 19 personazheve të përfolur do të bëhen zyrtarisht
pjesë e shtëpisë dhe cilët emra të tjerë do të rezervojë produksioni si surprizë
për publikun.

99LAJME.COM do ta përditësojë këtë artikull me emrat e rinj dhe konfirmimet zyrtare.
