# Big Brother VIP Albania 5 nis nesër, konfirmohen tre emrat misteriozë që do të ndezin shtëpinë (Lista e plotë e banorëve)

- Link: https://99lajme.com/big-brother-vip-albania-5-nis-neser-konfirmohen-tre-emrat-misterioze-qe-do-te-ndezin-shtepine-lista-e-plote-e-banoreve/
- Published: 2025-12-19T22:18:32+01:00
- Author: R

Edicioni i pestë i **Big Brother VIP Albania** nis **nesër**, nën drejtimin e **
Ledion Liços**, duke rikthyer spektaklin më të ndjekur në ekranin e **Top Channel**.
Me pritshmëri të larta dhe kuriozitet maksimal, produksioni ka konfirmuar zyrtarisht**
vetëm një emër**, ndërsa sinjalet nga rrjetet sociale kanë ndezur spekulimet për
banorët e tjerë.

Sipas konfirmimit nga produksioni, **Angelo Haruni** është **i pari banor i konfirmuar
zyrtarisht** i BBVIP 5. Ndërkohë, dy video të publikuara në kanalet zyrtare të formatit
kanë dhënë **shenja të forta** për dy emra të tjerë që pritet t’i bashkohen shtëpisë.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Nga pamjet e publikuara, **Armir Shahini**, i njohur për publikun si **Miri i West
Side Family**, duket se do të jetë **banori i dytë** i edicionit. Po ashtu, një 
vajzë që bie në sy për prezencën e saj “sexy” në video identifikohet si **Brikena
Selmani**, **Miss Grand Kosovo 2025**. Sipas burimeve tona ekskluzive, **këta janë
tre emrat e parë që konfirmohen nga Big Brother VIP Albania**, ku vetëm i pari është
zyrtar, ndërsa dy të tjerët dalin nga videot e publikuara në rrjete sociale.

Përveç tyre, në rrjet dhe media po qarkullon edhe një listë emrash të tjerë që **
përfliten** si pjesë e mundshme e kastit, por që mbeten ende **të pakonfirmuar**.
Më poshtë, lista e plotë e emrave që përmenden:

 1.  **Kristi Lamaj** – Këngëtar
 2.  **Hilda Kërtalli** – Content Creator
 3.  **Renee Reffo** – Content Creator
 4.  **Vitmar Basha** – Këngëtar dhe instrumentist
 5.  **Robert Aliaj Dragot** – Artist, babai i ish-finalistit Kristi
 6.  **Anxhela Martini** – Modele
 7.  **Juxhin Plovishti** – Aktor humori në “Portokalli”
 8.  **Ardit Murataj** – Moderator
 9.  **Sabina Mete** – Moderatore
 10. **Ina Pashollari** – Moderatore
 11. **Lore (Lorela Karoshi)** – Këngëtare
 12. **Valer Kolnika** – Ish-banor i “Big Brother” (versioni i thjeshtë)
 13. **Kleoniki Delijorgji** – Modele dhe ish-Miss
 14. **Jori Mersini** – E angazhuar në fushën e imobiliareve

Të gjitha misteret do të marrin fund **të shtunën, më 20 dhjetor, ora 21:00**, drejtpërdrejt
në **Top Channel**, kur Big Brother VIP Albania 5 hap zyrtarisht dyert e shtëpisë
dhe prezanton banorët e rinj. Spektakli pritet të sjellë surpriza, dinamika të forta
dhe personazhe që do të dominojnë diskutimet e këtij sezoni.
