# “Besa ime, motra ime e dashur”/ aktori prek zemrat me dedikimin rrëqethës për motrën e ndjerë

- Link: https://99lajme.com/besa-ime-motra-ime-e-dashur-aktori-prek-zemrat-me-dedikimin-rreqethes-per-motren-e-ndjere/
- Published: 2026-10-19T13:07:11+02:00
- Author: K

Aktori Ylber Bardhi ka ndarë me ndjekësit lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta 
të motrës së tij të dashur, Besës, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Përmes një fotografie të përbashkët, aktori ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen
e saj, duke i kushtuar disa fjalë prekëse që pasqyrojnë dashurinë dhe lidhjen e 
veçantë mes tyre.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

“BESA ime, motra ime e dashur. Sot një pjesë e shpirtit tim u shua bashkë me ty”,
ka shkruar Bardhi në dedikimin e tij emocionues.

Ai ka theksuar se kujtimi dhe dashuria për motrën do të mbeten të përjetshme në 
zemrën e tij, duke nënvizuar se lidhja mes vëllait dhe motrës nuk shuhet as me largimin
nga kjo jetë.

“Vëllai yt do të të mbajë përjetë në zemër, sepse motrat nuk harrohen kurrë, e as
kur largohen nga kjo jetë. Të dua”, ka përfunduar aktori mesazhin e tij prekës, 
duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e njeriut të shtrenjtë.

![](https://99lajme.com/wp-content/uploads/2026/10/image-5-990x1024.png)

![](https://99lajme.com/wp-content/uploads/2026/10/image-4-990x1024.png)
