# Bella Hadid pozon nudo për revistën prestigjioze, supermodelja habit me deklaratën

- Link: https://99lajme.com/bella-hadid-pozon-nudo-per-revisten-prestigjioze-supermodelja-habit-me-deklaraten/
- Published: 2026-11-24T00:38:23+01:00
- Author: R

### **Supermodelja e njohur 󠀁[Bella Hadid](https://99lajme.com/tag/bella-hadid/)󠁿 ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtare me kopertinën e saj më të fundit për revistën prestigjioze “󠀁[Harper’s Bazaar](https://99lajme.com/tag/modelja/)󠁿”, ku ka pozuar plotësisht nudo, duke mbajtur vetëm një palë vathë me perla dhe këpucë luksoze.**

30-vjeçarja është protagonistja e numrit dhjetor 2026 – janar 2027 të revistës, 
duke realizuar një set fotografik artistik bardhezi që ka vënë në pah elegancën 
dhe stilin e saj karakteristik.

Në fotografinë e kopertinës, [Bella](https://99lajme.com/tag/bella-hadid/) shfaqet
pa veshje, me një palë vathë të mëdhenj me perla nga marka luksoze Chopard dhe këpucë
me taka nga Bottega Veneta, të cilat kushtojnë rreth 1,600 dollarë. Flokët biondë
i ka të kapur pas, duke kompletuar pamjen minimaliste.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Por përtej fotografive që kanë tërhequr vëmendjen, supermodelja ka bërë edhe disa
rrëfime personale gjatë intervistës me kryeredaktoren e revistës, Samira Nasr.

> **“Suksesi për mua mund të jetë të jetoj në paqe, në një qytet të vogël, me një
> burrë që dua, me fëmijën tim dhe me kafshët e mia”**, është shprehur Hadid.

![Bella Hadid on the Harper's BAZAAR December 2026 / January 2027 Cover](https://
www.instyle.com/thmb/webHMR44egDB4KDP0nFgNwoq_po=/750x0/filters:no_upscale():max_bytes(
150000):strip_icc():format(webp)/HarpersBAZAARDecember2026_January2027Cover_BellaHadid_01-
380780e692994ef9b5cd177384754365.jpg)

 Photo: Harper’s BAZAAR/Karim Sadli

Ajo ka treguar se ëndërron një jetë më të qetë, larg shkëlqimit të industrisë së
modës dhe vëmendjes së vazhdueshme publike.

“Gjithmonë kam dashur të hap një furrë buke që përdor produkte të freskëta nga fermat,
me lule dhe gjithçka të vijë nga komuniteti. Dua të bëj gjëra që më përmbushin shpirtërisht,
të kem një serë ku të merrem me kopshtari, një studio për punime qelqi dhe qeramike,
si dhe shumë fëmijë e të bëhem nënë”, ka rrëfyer modelja.

Hadid ka pranuar se dëshira për të krijuar familje është bërë gjithnjë e më e fortë
gjatë kësaj periudhe të jetës së saj.

**Ndërkohë, edhe jeta sentimentale e supermodeles është rikthyer në qendër të vëmendjes.**

Së fundmi, Bella Hadid ka konfirmuar publikisht lidhjen e saj me Nathan Lacy, duke
publikuar në Instagram fotografi të përbashkëta gjatë një ndeshjeje hokeji të ekipit
Colorado Avalanche.

Sipas mediave amerikane, dyshja janë lidhur që në fillim të vitit 2026, pasi u panë
së bashku gjatë Javës së Modës në Milano, në muajin shkurt.

Më herët, supermodelja ishte në një lidhje me kalorësin profesionist Adan Banuelos,
marrëdhënie që përfundoi në janar të vitit 2026, pas rreth dy vitesh së bashku.

Me këtë kopertinë dhe intervistë, Bella Hadid tregon një tjetër anë të personalitetit
të saj, duke theksuar se, pavarësisht suksesit ndërkombëtar, ëndrra e saj më e madhe
është një jetë e qetë dhe krijimi i një familjeje.
