# Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

- Link: https://99lajme.com/bebe-rexha-reagon-per-protestat-ne-shqiperi-te-rinjte-jane-e-ardhmja/
- Published: 2026-10-20T12:44:55+02:00
- Author: K

**Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka reaguar për protestat
në Shqipëri, duke ndarë një mesazh që vë në pah rëndësinë e të rinjve në shoqëri.**

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka publikuar një video me pamje 
nga protestat, të cilën e ka shoqëruar me fjalët: “Të rinjtë janë e ardhmja”.Mesazhi
i saj vjen në një kohë kur studentë dhe qytetarë janë mbledhur në Tiranë për të 
shprehur pakënaqësitë e tyre, derisa pamjet nga protestat dhe zhvillimet në kryeqytetin
shqiptar po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

![](https://99lajme.com/wp-content/uploads/2026/10/image-10.png)

Me këtë mesazh, Bebe ka vënë theksin te rëndësia e brezit të ri dhe roli i tij në
përcaktimin e së ardhmes.

Ky është një tjetër reagim nga një emër i njohur i skenës shqiptare, në një periudhë
kur protestat kanë marrë vëmendje të madhe publike.

Ndërkohë, protestat në Tiranë janë përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit, me përplasje
mes demonstruesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës, topave të ujit dhe
plumbave prej gome.

Ajo që nisi me kërkesa për kushte më të mira në universitete, mbështetje më të madhe
për studentët dhe mundësi punësimi, është zgjeruar edhe në protesta kundër qeverisë,
me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama
