# Arbana Osmani rikthehet në “Ferma VIP 4”, zbulohet kur nis spektakli

- Link: https://99lajme.com/arbana-osmani-rikthehet-ne-ferma-vip-4-zbulohet-kur-nis-spektakli/
- Published: 2026-11-25T12:22:15+01:00
- Author: R

Pas një periudhe aludimesh dhe pikëpyetjesh për të ardhmen e [Arbana Osmanit](https://99lajme.com/tag/arbana-osmani/)
në “[Ferma VIP](https://99lajme.com/tag/ferma-vip/)”, moderatorja pritet të rikthehet
në drejtimin e spektaklit edhe për sezonin e katërt në [Vizion Plus](https://99lajme.com/tag/vizion-plus/).

Pas përfundimit të edicionit të fundit, në media qarkulluan raportime për mosmarrëveshje
mes moderatores dhe produksionit, duke vënë në dyshim vazhdimësinë e bashkëpunimit.
Megjithatë, sipas informacioneve të fundit, [Arbana](https://99lajme.com/tag/arbana-osmani/)
pritet të jetë sërish në krye të këtij formati televiziv.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

## Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj të angazhuar me “Dasma Shqiptare”

Aktualisht, Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj, regjisori [Eduart Grishaj](https://99lajme.com/tag/eduart-grishaj/),
janë të angazhuar me projektin e tyre më të ri kinematografik, “Dasma Shqiptare”,
ku të dy mbajnë rolin e producentëve.

Pas angazhimeve me filmin, moderatorja pritet t’i rikthehet përgatitjeve për sezonin
e ri të reality show-t.

## Kur nis “Ferma VIP 4”?

Puna për edicionin e katërt të “[Ferma VIP](https://99lajme.com/tag/ferma-vip/)”
pritet të nisë në janar të vitit 2027, ndërsa premiera televizive parashikohet të
mbahet gjatë muajit mars.

Vëmendja tashmë zhvendoset te risitë që do të sjellë produksioni, personazhet e 
famshme që do të bëhen pjesë e fermës dhe surprizat e sezonit të ri.

Deri më tani, nuk ka ende një njoftim zyrtar për datën e premierës apo rikthimin
e Arbana Osmanit në drejtimin e spektaklit.
