# Alarm në oborrin mbretëror britanik! Dy shqiptarë arrestohen në pronën e Princit William dhe Kate

- Link: https://99lajme.com/alarm-ne-oborrin-mbreteror-britanik-dy-shqiptare-arrestohen-ne-pronen-e-princit-william-dhe-kate/
- Published: 2026-11-25T13:15:47+01:00
- Author: R

Një incident sigurie ka alarmuar autoritetet britanike në pronën mbretërore Sandringham,
në Norfolk, ku dy shtetas shqiptarë janë arrestuar pasi dyshohet se kanë hyrë pa
autorizim në territorin e rezidencës së Princit William dhe Princeshës Kate.

Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet M. D., 34 vjeç dhe A. N., 32 vjeç.
Sipas mediave britanike, njëri prej tyre dyshohet se qëndronte ilegalisht në Mbretërinë
e Bashkuar.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

**A e dinin se po hynin në pronën e familjes mbretërore?**

Sipas hetimeve paraprake, dy shqiptarët mund të mos kenë qenë në dijeni se rezidenca
i përkiste çiftit mbretëror. Një nga pistat që po shqyrtojnë autoritetet është ajo
e një tentative për vjedhje, megjithëse motivi mbetet ende i pakonfirmuar.

Dy burrat dyshohet se ishin të maskuar, ndërsa hyrja e tyre në pronë aktivizoi sistemet
e avancuara të sigurisë.

Menjëherë pas alarmit, policia britanike nisi një operacion të gjerë kërkimi, duke
angazhuar dronë, qen të trajnuar dhe një helikopter të pajisur me kamera infra të
kuqe. Operacioni përfundoi me arrestimin e dy shqiptarëve brenda territorit të pronës
mbretërore.

**Ku ndodheshin William dhe Kate?**

Policia e Norfolkut konfirmoi se në momentin e incidentit në rezidencë nuk ndodhej
askush.

Anmer Hall është një nga rezidencat private të Princit William dhe Princeshës Kate,
dhuruar çiftit nga Mbretëresha Elizabeth II me rastin e martesës së tyre në vitin
2011.

Aktualisht, çifti mbretëror jeton në Forest Lodge, në Windsor, së bashku me tre 
fëmijët e tyre.

Dy shtetasit shqiptarë vijojnë të qëndrojnë në paraburgim, ndërsa autoritetet britanike
po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
