# Aktorja turke thyen heshtjen për Butrint Imerin dhe zbulon të vërtetën e zemrës…

- Link: https://99lajme.com/aktorja-turke-thyen-heshtjen-per-butrint-imerin-dhe-zbulon-te-verteten-e-zemres/
- Published: 2026-11-10T13:52:03+01:00
- Author: red

Aktorja joshëse turke, [Su Burcu Yazgı Coşkun](https://99lajme.com/tag/seriale-turke/),
ka ndezur rrjetin dhe ka rikthyer të gjithë vëmendjen te jeta e saj private, pas
thashethemeve përvëluese që e lidhnin me idol-in e muzikës shqiptare, [Butrint Imerin](https://99lajme.com/tag/butrint-imeri/).

E ftuar në divanin elitar të emisionit italian “Verissimo”, aktorja ka ndarë detaje
ekskluzive mbi statusin e saj emocional, duke pohuar me bindje se për momentin zemra
e saj është e lirë.

Gjatë bisedës me nota intime, fokusi u zhvendos te një fotografi misterioze që trazoi
rrjetet sociale, ku ajo shfaqej e afërt pranë një mashkulli enigmatik. Su Burcu 
zbuloi se mashkulli në foto ishte ish-partneri i saj, duke nënvizuar se ajo histori
tashmë i përket së kaluarës.

Ky rrëfim vjen menjëherë pas videos provokuese ku aktorja la të dallohej dora e 
një mashkulli me një tatuazh plot stil — një detaj i nxehtë që bëri që fansat të“
çmendeshin” dhe të dyshonin menjëherë se pas atij prekjeje fshihej prá Butrint Imeri.

Edhe pse pamjet u përhapën me shpejtësi rrufe duke ndezur aludimet për një romancë
pasionante, intervista e aktores la ende vend për fantazi. A ishte Butrinti mashkulli
i fotove misterioze apo një sekret i ri? Kjo mbetet një enigmë magjepsëse, pasi 
asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar apo mohuar plotësisht shkëndijën mes tyre.
