# “Ai ka nevojë të rritet…”/ Enxhi Nasufi nuk kursehet ndaj Luiz Ejllit!

- Link: https://99lajme.com/ai-ka-nevoje-te-rritet-enxhi-nasufi-nuk-kursehet-ndaj-luiz-ejllit/
- Published: 2026-11-23T14:57:55+01:00
- Author: K

Moderatorja dhe këngëtarja Enxhi Nasufi ka folur së fundmi për Luiz Ejllin, duke
dhënë mendimin e saj për karakterin e këngëtarit dhe mënyrën se si ai e zhvilloi
lojën gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania 2”.

E pyetur gjatë një interviste për fituesin e edicionit të dytë të spektaklit, Enxhi
nuk e kurseu opinionin e saj të sinqertë.

Sipas saj, Luizi është një personazh karizmatik, i cili e kuptoi shumë mirë mënyrën
se si funksionon një reality show dhe arriti ta shfrytëzonte këtë cilësi gjatë qëndrimit
në shtëpi.

“_Shumë karizmatik, por karizma ka momente që të bën punë, ka momente që nuk të 
bën. Lojën në Big Brother e qau, për të thënë të drejtën. Ai zgjodhi të ishte antagonisti
dhe e bëri më së miri. Që ishte shumë i mirë për atë lloj formati reality show, 
po, ishte. Por Luizi kam përshtypjen që ka nevojë të rritet akoma, shpirtërisht 
them”,_ u shpreh Enxhi Nasufi.

Kjo nuk është hera e parë që Enxhi Nasufi shpreh publikisht një qëndrim ndaj Luiz
Ejllit.

Gjatë kohës kur këngëtari ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania 2”, ajo publikoi
një video në rrjetet sociale, ku në sfond dëgjohej zëri i tij nga televizori.

Në atë video, Enxhi rrotullonte sytë lart dhe bënte një shprehje fytyre që tregonte
bezdi, e lodhur nga çka po dëgjonte.
