# A është lënë pas konflikti me Çağatay Ulusoy? Kıvanç Tatlıtuğ reagon me ironi

- Link: https://99lajme.com/a-eshte-lene-pas-konflikti-me-cagatay-ulusoy-kivanc-tatlitug-reagon-me-ironi/
- Published: 2026-10-22T14:03:40+02:00
- Author: K

Marrëdhënia mes Kıvanç Tatlıtuğ dhe Çağatay Ulusoy vazhdon të jetë objekt diskutimi
në mediat turke. Prej kohësh, dy aktorët e njohur janë shoqëruar me aludime për 
një konflikt mes tyre, por një takim i fundit duket se ka rikthyer pikëpyetjet mbi
raportin që kanë sot.

Kıvanç Tatlıtuğ u fotografua së fundmi në zonën e Yeniköy-t, teksa lëvizte me motor
së bashku me aktorin Burak Yamantürk. I veshur me pajisje profesionale dhe me një
motor të personalizuar, ai tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Por, përtej pasionit për motorët, interesin e mediave e ka marrë edhe reagimi i 
tij ndaj zërave për marrëdhënien me Çağatay Ulusoy. Sipas raportimeve, Tatlıtuğ 
iu përgjigj këtyre aludimeve me ironi, duke rikthyer në qendër të vëmendjes një 
histori që prej kohësh shoqëron dy emrat e njohur të ekranit turk.

Dyshimet për një krisje mes tyre u rikthyen edhe pas raportimeve se aktorët kishin
pasur marrëdhënie të tensionuara. Megjithatë, së fundmi, ata u panë bashkë në një
dasmë ku ishin të ftuar dhe madje pozuan pranë njëri-tjetrit.

Fotografia u interpretua si një shenjë se raportet mes tyre mund të jenë përmirësuar,
por kjo nuk i ndali thashethemet. Tashmë, vëmendja është përqendruar te reagimi 
i Tatlıtuğ, ndërsa mbetet për t’u parë nëse dy aktorët i kanë lënë vërtet pas mosmarrëveshjet
e përfolura.
