# 78 gjoba për këmbësorët në Tiranë brenda 24 orëve, policia shton kontrollet

- Link: https://99lajme.com/78-gjoba-per-kembesoret-ne-tirane-brenda-24-oreve-policia-shton-kontrollet/
- Published: 2026-10-12T14:37:50+02:00
- Author: K

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve që
kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor gjatë 24 orëve të fundit. Kontrollet
synojnë rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

Shërbimet e Policisë Rrugore në Tiranë kanë vijuar kontrollet në terren për të evidentuar
dhe ndëshkuar këmbësorët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Sipas njoftimit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur 78 masa administrative
për shkelje të rregullave nga këmbësorët.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, Policia Rrugore u bën apel qytetarëve të tregojnë
më shumë kujdes gjatë lëvizjes në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe të përdorin
vendkalimet e përcaktuara për këmbësorët.

Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet të shmangin kalimin e rrugës në vende të palejuara,
me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës.

Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në funksion
të rritjes së sigurisë rrugore për të gjithë përdoruesit e rrugës.
